Djali i baronit të drogës Escobar: Babai im u vetëvra

24
Kliko per me shume info

ecobarDjali i baronit të drogës, Pablo Escobar deklaron se i ati i tij është vetëvrarë për të mos u dorëzuar, dhe nuk është vrarë nga policia kolumbiane.

Para publikimit të librit të tij të ri, Sebastian Marroqin thotë se ka folur me babain e tij të famshëm, vetëm 10 minuta para se të vdiste, dhe është i bindur që ai është vetëvrarë për të mos iu dorëzuar oficerëve, por edhe për të shpëtuar familjen e tij nga pengmarrja.

Kliko per me shume info

39-vjeçari, i cili në atë kohë ishte vetëm 17 vjeç, kur i ati vdiq në Medellin në 1993, është ‘absolutisht i sigurtë’ që mjekët që bënë autopsinë janë kërcënuar të ndryshojnë raportin zyrtar.

Marroquin, i cili e ndryshoi emrin nga Juan Pablo Escobar, ka thënë për SunOnline se i ati u vetëqëllua në kokë në papafingo, 23 vjet më parë, dhe një gjë të tillë e kishte planifikuar më herët.

Nga një familje e varfër në qytetin e Medellin, në verilindje të Kolumbisë, Escobar u rrit për tu bërë burri më i kërkuar në botë./tch

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here