Distria Krasniqi nga Kosova, kampione e Europës në xhudo

Sport

xhudistjaaaKosova tashmë e ka edhe një kampione të Evropës. Është kjo xhudistja e re, Distria Krasniqi.

Ajo e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian U-23, që po mbahet në Izrael, në kategorinë deri 52 kg.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Distria në finale e mposhti xhudisten nga Rumania, Larisa Florian, për t'u stolisur me medaljen e artë, duke dëshmuar edhe një herë se xhudo tash për tash është sporti më i suksesshëm i vendit tonë.

Distria rrugës për finale ka mposhtur gjeorgjianen Mariam Janashvillin, turken Buzra Ozdek, pastaj kroaten Tena Sikiç dhe në gjysmëfinale italianen Fabiola Pidronin.

ME TE LEXUARAT