Disiplina merr vendimet për incidentet në ndeshjen Partizani-Skënderbu

polici-partizaniKomisioni i Disiplines ne FSHF, mori vendimet për incidentet në ndeshjen derbi mes Partizanit dhe Skënderbeut.

Për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parulla ofenduese, Partizani është dënuar me 4 ndeshje pa tifozë, ndërsa Skënderbeu me 3.

Po ashtu, të dyja klubet janë detyruar që të paguajnë për stolat e dëmtuar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Gjithashtu, Disiplina ka urdhëruar sekretariatin teknik që të mbledhë të dhëna mbi personat problematik me qëllim evidentimin e tyre dhe ndalimin e hyrjes në stadiume.

Vendimi i Komisionit te Disiplines se FSHF date 03.11.2016
VENDIM
I mbajtur sot me date 3 Nentor 2016, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi ceshtjet ne teresi duke u bazuar edhe ne nenet 76 dhe 77 te KDS.

VENDOSI:

1.KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parrulla ofenduese, ne baze te Nenit 66/3.a te KDS , denohet me 4(kater) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates.
Detyrohet KF “Partizani” të shdëmtojë stolat e stadiumit “ Elbasan Arena” .
2.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parrulla ofenduese, ne baze te Neni 66/2.a te KDS, denohet me 3 (tre) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates.
Detyrohet KF “Skenderbeu” të shdëmtojë stolat e stadiumit “ Elbasan Arena”.
3.Urdhërohet Sekretariati Teknik të mbledhë të dhëna mbi personat problematik me qellim evidentimin e tyre dhe ndalimin e hyrjes në stadiume .
4.Zyrtari i KF”Bylis”, Eqerem Memushaj, për proteste ndaj vendimeve të arbitrit, ne baze te Nenit 20 e 56/1/a) të KDS denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes.
5.Lojtari i KF“Përmeti”, Petrit Duro, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, ne baze te Nenit 48/1/e te KDS , denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6.Lojtari i KF “Butrinti”, Spiro Kodha, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, ne baze te Nenit 48/1/e te KDS , denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7.KF “Permeti”, për sjellje të gabuar të spektatoreve duke hedhur sende brenda rrethimit e duke shkaktuar akte dhune, ne baze te Nenit 66/3/b te KDS dënohet me 4 (kater) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates.
8.KF “Shkendia Tiranë” U-19, për deshtim në përmbushjen e përgjegjesive, në bazë të Nenit 65/1.2 te KDS , dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesedhjetemije) leke. Ne zbatim te nenit 136 gjoba aplikohet ne masen 3%. Urdhërohet vazhdimi i pjesës së mbetur të lojës.
9.Ne baze te nenit 13 te KDS paralajmerohet KF “Shkendia Tirane” U-19 se ne rast perseritje masat ndeshkuese do te pershkallezohen.
10.Zyrtari i “Shkendia Durrës” U- 19 Agron Kërcova, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, ne baze te Nenit 49/2/a te KDS, denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes.
11.Zyrtari KF“Shkendia Durres” U-19, Arjan Grosha, per prostest ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes me gjeste dhe fjal ofenduese denohet me 2 (dy)ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 56.1 te KDS.
12.LojtariI KF “Teuta” U-19, Krisard Murati, per sjellje jo sportive ndaj kundershtarit ne baze te nenit 48/1.dte KDS, denohet me 1(nje)ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13.Zyrtari i KF “Kastrioti” U-19, Agim Kuka, per protesta ndaj vendimeve te arbitrit me gjeste e fjale ofenduese, ne baze te Nenit 20 e 56/1/b) te KDS, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes
14.Lojtari i KF “Kukesi” U-17, Lavdrim Kovaci, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, ne baze te Nenit 49/1/a te KDS ,denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
15.Zyrtari i KF “Butrinti” U-17, Sokol Bogdo, per protesta ndaj vendimeve te arbitrit me gjeste e fjale ofenduese, ne baze te Nenit 20 e 49/2/a), denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes
16.Zyrtari i KF “Apollonia” U-17, Orges Xhuko, për sjellje te keqe ndaj zyrtarit te ndeshjes duke ofenduar e kercenuar, ne baze te Nenit 20 e 49/2/a) te KDS, denohet me 12 (dmbedhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes.
17.Mos pranimin e kerkeses se zyrtarit te KF “Korabi” , Erion Hamitaj, si te pa bazuar ne rregullore.

Kunder vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) diteve perpara Komisionit te Apelit.
Komisioni i Disiplines

Anetar Kryetar Anetar
SajmirXhuglini Ardian Haci Ilir Lame

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Finalja e Kupës së Brazilit, ndodh e pazakonta, përlotet mbarë stadiumi

Ndeshja për kupën e Brazilit mes Gremios dhe Atletik Mineiros ka rikujtuar ...