Disiplina jep vendim të rëndë: Gjobë e pezullim Jose Mourinhos

mourinhooTrajneri i Manchester United, Jose Mourinho, nuk do të ketë mundësi të drejtojë skuadrën nga stoli për një ndeshje si dhe duhet të paguajë 50 mijë paund.

Ky është vendimi i Disiplinës për dy akuzat ndaj trajnerit portugez.

Akuza e parë ishte pas deklaratave të Mout që ngriti dyshimet se do të ishte e vështirë për gjyqtarin Anthony Taylor të “jepte një performancë të mirë” në takimin kundër Liverpoolit që u luajt më 17 tetor.

E dyta lidhet me një përplasjeje me arbitrin Mark Clattenburg. Federata e akuzoi për sjellje të pahijshme sepse ka përdorur “fjalë ofenduese drejt një zyrtari të ndeshjes” në tunelin e dhomave të zhveshjes pas përfundimit të 45 minutave të para.

Për shkak të kësaj përplasjeje, portugezi gjithmonë vullkanik në pankinë, u detyrua të shihte si spektator pjesën e dytë të barazimit 0-0 ndaj Burnley-t.

Me këtë polemikë të fundit, Mou nuk është ndjerë aspak krenar kur u përjashtua për herë të 13 në karrierën e tij, që nga Porto, Chelsea, Inter, Real dhe së fundmi United.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbulohen fakte të frikshme për financat e Cristiano Ronaldos

Gazeta “El Mundo Deportivo” vazhdon të zbulojë informacione të reja rreth “parajsave ...