Didier Drogba ndryshon skuadër

Didier-Drogbaed-11-525x350Didier Drogba do të ndërrojë skuadër pas përfundimit të play-offit në MLS. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë nuk do të jetë lojtar i Montreal Impact në sezonin tjetër, pasi që vetë lojtari ka treguar që do të ndryshojë skuadër.

Pas ndeshjes së parë gjysmëfinale ndaj Torontos, klubi i Montreal e ka falënderuar Drogban për kontributin që ka dhënë për ta, në sfidën e fundit para tifozërisë vendase, të cilën ekipi kaltër e zi e fitoi me rezultat 3:2, transmeton KosovaPress.

“Kontrata ime skadon në fund të këtij sezoni dhe unë nuk do të kthehem më”, ka thënë Drogba në një ceremoni përshëndetëse para tifozëve të Montreal.

“Dua që gjithçka të marrë fund në mënyrën më të mirë, në shenj respekti për të gjitha që ky qytet dhe njerëzit e tij më kanë dhënë. Jam i zhgënjyer për rezultatin përfundimtar, por ne do të bëjmë të pamundurën për t’u kualifikuar në finale. Nuk besoj që aventura do të mbyllet në Toronto”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

tirana-partizani

Luhen 27 minutat e mbetura, Tirana – Partizani mbyllet në “paqe”

27 minutat e luajtura sot nuk kanë sjellë gol në derbin e ...