Plagoset me armë roja i HEC-it në Dibër, ja cfarë tha në Polici

komisariati-diberNjë person ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Dibër.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe i plagosur lehtë ka mbetur përgjegjësi i rojeve të sigurisë në HEC-in e Selishtës.

39-vjeçari me iniciale A. L, banues në fshatin Kacni, ka mbërritur në urgjencë në spitalin rajonal të Peshkopisë i plagosur me armë zjarri në pulpën e këmbës së djathtë. I lënduari mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Nga deklarimi paraprak i tij rezulton se në një rrugë të fshatit Kacni është qëlluar njëherë me armë zjarri, por personin që e ka qëlluar nuk e ka parë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së saj.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

tirane-policia

Vdekja e mistershme e 24-vjecarit, flasin shokët: Mjekët i thanë “s’ke gje, e ke nga pija”

Një 24-vjecar është gjetur i pajetë në banesën e tij në zonën e ...