Zbulohen dy futbollistet qe duan rikthimin tek Real Madridi

1
Kliko per me shume info

di mariaAta u larguan dhe duan të kthehen. Kështu bën me dije sot prestigjiozja spanjolle, “Marca”, referuar situatës në të cilën gjenden Mesut Ozil dhe Angel Di Maria.

Ata nuk gjejnë në ekipet e tyre përkatëse çka kishin te Real Madridi. Mesut Ozil dhe Angel di Maria janë dy lojtarët, që ishin të rëndësishëm në klubin e bardhë dhe pas pak vitesh insistojnë për një rikthim më të komplikuar. Ose, ata janë të etur për të luajtur sërish në radhët e Real Madridit, të jetojnë në kryeqytetin e Spanjës. Kur ikën, në atë kohë, dy lojtarët në fjalë i dhanë përparësi kalimit te Manchester United dhe Arsenali, duke besuar në mirëqenien e tyre. Özil është në procesin e rinovimit të kontratës me Arsenalin. Ai arriti në mbyllje të merkatos së vitit 2013 te “topçinjtë e Londrës”, në shkëmbim të 45 milionë eurove. Edhe pse ka qenë një lojtar i rëndësishëm për Wenger, nuk e ka arritur nivelin e tij, të shfaqur gjatë kohës si lojtar i Real Madridit. Po negocion, por nuk e mbyll marrëveshjen për zgjatjen e kontratës, që e lidh atë me Arsenalin deri në vitin 2018. Manchester United i Mourinhos është fokusuar tashmë në lëvizjet që po ndodhin rreth lojtarit gjerman. Nuk është se flasim për 15 milionë euro në sezon, por e vërteta është se dëshira e “playmaker”-it është vetëm kthimi në “Bernabeu”, madje ka komunikuar me pjesëtarë të “los blancos” për këtë. Sergio Ramos është aleat i madh dhe mik i Mesut Ozil. Kapiteni do të donte ta kishte në skuadrën e tij, përsëri, lojtarin aktual të Arsenalit. Në fakt, largimi i tij ishte disi i traumatik për të menduar një rikthim në ish-shtëpinë madrilene. Ai iku ditën e fundit e merkatos, duke mos rezistuar para ofertës së rëndësishme që bëri Arsenali, ndaj kthimi i tij mund të jetë jo pak i komplikuar. Në rastin e Di Maria situata është ndryshe, por pikënisja e ngjashme. Si gjermani, edhe mesfushori argjentinas ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e Real Madridit (në dalje). Di Maria iu bashkua “djajve të kuq” për rreth 75 milionë euro. Argjentinasi nuk është në një proces rinovimi. Ai arriti një sezon e gjysmë më përpara te PSG dhe askush nuk flet për kontratë të re me të. Di Maria nuk është përshtatur me lojën e ekipit francez dhe mallëngjehet për Real Madridin. Destinacioni i tij i parë ishte Manchester United, por një vit më vonë u transferua në ekipin francez. Di Maria dëshiron të kthehet dhe këtë gjë e dinë liderët e Real Madridit. Ama, kritikat e hedhura nga babai i lojtarit ndaj udhëheqësve të “los blancos” duket të jenë një pengesë të pakapërcyeshme në një operacion hipotetik të rikthimit.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here