Kundërshton e dhunon policinë, në pranga 36-vjeçari

policia2015Dy persona, njëri nga Durrësi e tjetri nga Kavaja, akuzohen se kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së Rendit të Kavajës.

Burime nga policia bëjnë me dije se ka rënë në pranga shtetasi A.S. 36 vjeç, banues në Durrës dhe ka nisur procedimi ndaj shtetasit D.Ll., 32 vjeç nga Kavaja.

Sipas policisë, ka qenë durrsaku A.S., i cili duke drejtuar mjetin tip “Ford”, nën shoqërinë e 32-vjeçarit D.Ll. është ndaluar nga uniformat blu në qytetin e Kavajës.

Të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sipas policisë, i kanë kundërshtuar efektivët duke përdorur edhe dhunën.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa sot u vu në pranga 36-vjeçari dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

miku-cukali

Ja kush është miku i ‘të fortit’ që terrorizoi qytetarët në Tiranë

Personi që terrorizoi qytetarët mbremjen e djeshme quhet Kataldo Lezhja. Ai njihet ...