Nuk i kishin kthyer borxhin, dhunohen keqazi dy vëllezërit

Aktualitet

UntitledDhunohen ashpër dy vëllezër me sende të forta. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës në rrugën “Zonja Curre” në zonën e “Ali Demit”. Sipas policisë, mendohet se shkaku është bërë një borxh i pakthyer.

Blutë e kryeqytetit thonë se dy vëllezërit Denis J. 21 vjeç dhe Alban J. 25 vjeç i kishin marrë 500 mijë lekë borxh personit që i ka dhunuar dhe nuk ia kishin kthyer në kohë. Kjo ka bërë që dy vëllezërit ta pësonin keq, duke përfunduar në spital.

Policia thotë ndër të tjera se ka arritur të identifikojë dhe shpallë në kërkim autorin.

ME TE LEXUARAT