Dhunë në shkollë, djali rreh barbarisht shoqen e klasës(Video)

Soft

dhune-klaseNë një shkollë në Rusi është raportuar një ngjarje e jashtëzakonshme. Mësohet se gjatë një pushimi mes orësh nxënësit ishin duke bërë shaka me njëri-tjetrin në shkollën e qytetit Irktusk, në juglindje të Rusisë. Më pas 15-vjeçarja Maria P u sulmua barbarisht nga një prej shokëve të klasësh pasi i hodhi një gotë me ujë. Shoku i saj i klasës, i njohur si Artem Kh, e humbi toruan më pas, duke e qëlluar me grushta në kokë dhe fytyrë. U desh ndërhyrja e shokëve të klasës që t’ia hiqnin adoleshenten nga duart.

Momenti i sulmit u filmua me telefon nga një prej shokëve të klasës, dhe u bë virale sapo u hodh në internet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas raportimeve, ky nuk ishte fundi i ngjarjes. Pesë shokë e shoqe të Maria u hakmorrën ndaj Artem pas mësimit. Ata e kanë goditur me grushta, siç bëri ai mbi adoleshenten, dhe u desh ndërhyrja e rojeve të sigurisë së shkollës.

https://youtu.be/6V8I7XVUR3w

ME TE LEXUARAT