Sërish dhunë në futboll, tifozët e Peqinit dhunë mbi skuadrën kundërshtare

stadiumi2015Shkumbini ka vijuar me ecurinë e fitoreve në fushën e vetë, teksa “viktima” e radhës ka qenë Dinamo, e cila është mposhtur me rezultatin minimal 1-­0. Loja ka qenë shumë e fortë dhe që të dyja skuadrat kanë kërkuar fitoren, por sulmuesi Mustafaji ka qenë ai që ka vulosur fatin e ndeshjes për vendasit, me golin e realizuar në pjesën e dytë.
Por, përtej asaj çfarë ndodhi në fushë, sfida është njollosur në tribunë. I ati i zvëvendëskapitenit të Dinamos, Erxhan Muça, ka rënë pre e dhunës së ushtruar nga disa tifozë vendas pas një përplasjeje mes
tyre në shkallët e stadiumit. Një sherr që ka përfunduar me gjakosjen e të atit të lojtarit, në një kohë që takimi është ndërprerë për rreth dhjetë minuta për shkak të këtij sherri.
Përplasja
Në fakt, ishte një ndeshje që duhej të luhej pa tifozë. Por, nga klubi vendas kanë hyrë në tribunë më shumë se dhjetë mbështetës duke shkelur rregulloren. Gjithçka në sy të delegatit dhe vëzhguesit, të cilët nuk kanë reaguar. Në minutën e 17-­të, tifozët shajnë dhe ofendojnë Muçën në fushë, në një kohë që i ati në tribunë reagon. Në këtë moment, përplasja me fjalë përfundon në dhunë fizike dhe rreth
dhjetë tifozë vendas godasin me shkelma dhe grushte të atin e lojtarit. Arbitri në fushë ndërpret sfidën, në një kohë që Muça vrapon drejt tribunës.

Pas rreth dhjetë minutash, me ndërhyrjen e forcave të rendit, situata qetësohet duke bërë që të rinisë edhe takimi. Ndërsa zëvendëskapiteni Muça është detyruar ta lërë ndeshjen, duke u zëvendësuar pasi e ka pasur të pamundur të vazhdojë. Mësohet se i ati i lojtarit ka marrë shumë goditje që i kanë shkaktuar edhe shenja.
Për sa i përket ndeshjes në fushë, duhet thënë se ajo ngjarje ka ndikuar jo pak në psikologjinë e dinamovitëve. Vendasit arrijnë t’i mbyllin me sukses përpjekjet për të realizuar golin e avantazhit. Në të 59-­n, Isaji nga goditja e këndit e dërgon topin në zonë dhe grushton Birja. Aty gjuan Kafazi dhe sulmuesi Mustafaji pranë portës e shtyn sferën drejt rrjetës.

Pas ndeshjes, trajneri i Dinamos, Igli Allmuça, deklaroi: “Na vjen keq për incidentin e ndodhur jashtë fushe. Ne kemi luajtur mirë dhe jemi ndëshkuar nga një pakujdesi e mbrojtjes. Mendoj se na është mohuar
edhe një 11­metërsh i pastër”.

Saliaj: U ushtrua dhunë barbare
Në lidhje me ngjarjen e djeshme ka reaguar administratori i Dinamos, Ismet Saliaj, i cili u shpreh: “Është rrahur në mënyrë barbare babai i një prej futbollistëve tanë. 30 veta e kanë dhunuar në grup. Në këtë moment dhune që as kafshëve nuk mund t’u ndodhë, policia nuk ka ndërhyrë fare. Një skandal i vërtetë. Kjo ishte një ndeshje që do luhej pa tifozë, ne ramë dakord që do ishin të akredituar nga dhjetë veta për secilën palë, ndërkohë që nga ana e Peqinit hynë 50 veta. Si ka mundësi që delegati dhe policia i kanë lejuar?! Pastaj ndodhi ai akt mjaft i shëmtuar, i cili nuk duhet të ndodhë as në ring boksi, jo më në futboll. Policia dhe Prokuroria duhet të hetojë rastin dhe të marrin masa. Federata duhet të marrë masat e veta”.

Ndërsa lojtari Erxhan Muça tha: “Ka qenë një incident i vogël që mund të ndodhë rëndom mes tifozëve. Në atë ndeshje dhe babai im ka qenë tifoz. Ishte një gjë që nuk duhet të ndodhte, por i ka sporti këto”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gjobitet Crvena Zvezda, tifozët serbë nxorrën banderole kundër Kosovës

Tifozët serbë nuk ndalen në shfaqjet nëpër stadium me banderolat kundër Kosovës ...