Dhunë në familje në Durrës, burri djeg gruan me ujë të nxehtë

Kliko per me shume info

policia-durresDhuna në familje mbetet problem në shoqërinë shqiptare. Një nga rastet e fundit është shënuar në qytetin e Durrësit, ku një 35-vjeçar ka djegur me ujë të nxehtë bashkëshorten e tij.

Policia e Durrësit bën të ditur se është arrestuar Erion Bregasi, 35 vjeç. Pas një konflikti me bashkëshorten e tij F. Bregasi, 32 vjeçe, ai i ka hedhur ujë të nxehtë duke e djegur në disa pjesë të trupit.

Kliko per me shume info

Pas ndihmës mjekësore në spital, e reja është larguar për në shtëpi, ndërsa i shoqëi akuzohet për dhunë në familje.

Një tjetër rast i dhunës në familje është shënuar në Xhafzotaj të Durrësit, ku është vënë në pranga Besnik Kurti, 40 vjeç.

Kurti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij, M. Kurti, 29 vjeçe. Ai njihet si person me precedent penale të mëparshëm, po për veprën dhunë në familje.

Deklarata e policise:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Erion Bregasi 35 vjeç, banues në Durrës.

Bregasi, pas një konflikti me bshkëshorten e tij, shtetasen F.B. 32 vjeçe, i ka hedhur ujë të nxehtë në trup duke e djegur në disa pjesë të trupit.

Shtetësia F.B. pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Dhunë në familje”parashikuar në nenin 130/a/4 të Kodit Penal.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here