Detajet e krimit në Vlorë/ Sherri për një makinë që i mori jetën 23-vjeçarit

viktima-vloreZbardhen detaje të reja nga vrasja e 23-vjecarit në Vlorë. Sipas burimeve nga policia dyshohet se Fabion Vejzaj u vra me armë zjarri nga bashkëmoshatari i tij Mario Ribaj për një makinë.

Sipas burimeve, autori i kishte shitur një makinë viktimës, por ky i fundit ishte ankuar se kishte defekt. Por pa marrë parasysh këto pretendime Mario Ribaj i ka kërkuar paratë e mjetit që i kishte shitur. Mësohet se viktima Fabion Veizaj ishte në shtëpi kur u telefonua nga 23-vjecari Mario Ribaj. Të dy janë konfliktuar disa metra larg banesës dhe në debat e sipër Ribaj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëmoshatarit dhe shokut të tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vranisht të Vlorës në orën 12:30, pranë banesës së viktimës Veizaj.I riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi plumbat i kanë prekur organet jetësore.

Policia ka shpallur në kërkim 23-­vjeçarin Ribaj pasi është i dyshuari kryesor për vrasjen e bashkëmoshatarit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Operacion antidroge në Athinë, sekuestrohen lëndë narkotike, në pranga shqiptari

Një 51- vjeçar nga Shqipëria përfundoi në pranga pasi iu gjet një ...