Zbulohet një detaj i rëndësishëm për iPhone 8

Kliko per me shume info

iphone8-2016iPhone 7 ka patur një sukses të jashtëzakonshëm dhe Apple me siguri që po e shijon këtë fakt. Ndërkohë një lajm i ri sjell të dhëna mbi iPhone 8, që do të debutojë në treg vitin e ardhshëm.

Sipas thashethemeve të fundit, iPhone 8 do të dallojë nga paraardhësi i tij me teknologji të re të ekranit.

Kliko per me shume info

Së paku, kështu ka deklaruar drejtori i gjigantit elektronik “Sharp”. Duke folur para një audience studentësh, Tai Jeng-ëu ka deklaruar se iPhone 8 do të përdorë teknologjinë OLED të ekranit.

“Sharp” së fundmi është blerë nga Foxconn, partneri kryesor i Apple në Azi për prodhim. Në këtë mënyrë, duket se “Sharp” do të jetë prodhuesi i ri i Apple sa i përket ekraneve.

Ekranet OLED kanë kontrast më të mirë të ngjyrave dhe përdoren tashmë në Apple Watch dhe në telefonat Galaxy të Samsung.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here