Zbardhen dëshmitë e punonjësve të magazinës së drogës në Rrëshen

Aktualitet

magazina-drogesDisa prej punëtorëve të hashashit, të cilët ndiqen në gjendje të lirë nga Gjykata, rrëfejnë punën ne laboratorin e Rrëshenit, ku u kapen 4.2 tone droge. Ata thonë se kujtonin qe punonin për sherbelë.

Punëtoret bënin pastrimin e boçeve të hashashit dhe për një ditë punë paguheshin 2 mijë lekë.

Kushtet e vështira ekonomike i kishin detyruar ta pranonin ofertën e bere. Familjaret e të arrestuarve, kërkojnë nga gjykata lirimin e të afërmve, me arsyetimin se punonin për bukën e gojës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy ditë më parë, policia sekuestroj 4.2 ton kanabis në një magazinë në dalje të qytetit të Rrëshenit, ku dhe u arrestuan 22 persona mes tyre dhe 9 gra, të cilat ndiqen në gjendje të lirë.

ME TE LEXUARAT