Dëshmitë tronditëse, tre burra shqiptarë tregojnë si u përdhunuan gjatë luftës

deshmi-burraJanë 20 mijë gra kosovare që u përdhunuan gjatë luftës, por asnjëherë nuk kishte të dhëna apo të paktën nuk u treguan haptazi se viktima të këtyre akteve barbare ishin edhe burrat.

Në emisionin “Udhëve” në RTK, si asnjëherë më parë ka tre burra që rrëfehen për përjetimet e tyre të rënda që iu ndodhën gjatë luftës, e të cilët u bën viktima të përdhunimeve nga policia serbe.

Burri në rastin e parë tregon se ishte vetëm 15 vjeç kur u përdhunua nga tre serbë, ndërsa kishte zgjedhur që të flas më në fund pas 17 vjetësh pasi kishte dëgjuar se nuk ishte i vetmi që kishte përjetuar një gjë të tillë.

“Gjatë luftës s’jam larguar kurrë, në shtëpinë time kanë ardh 3 vetë më kanë kap ma ka shti njoni thikën në fyt, mi kanë lidh edhe kanë fillu” rrëfen rastin viktima e përdhunimit.

Ai thotë se deri në vitin 2015 nuk ka folur më askënd për këtë punë, ndërsa në vitin 2015 tregon se kishte shkuar në EULEX për ta njoftuar me rastin.

Në rastin e dytë rrëfehet viktima e dytë e përdhunimit. Ai ishte i martuar dhe kishte fëmijë. Tregon se kishte jetuar në Kroaci por vendosi që të kthehet të luftonte për Kosovën.

Më e tmerrshme në gjithë këtë, ishte fakti se burrë e grua që të dy u përdhunuan në të njëjtën dhomë.

Ai tregon se pasi i ka ndodhur rasti vetëm pas një jave i ka treguar gruas “Oj gru më kanë bo hor”, rrëfen ai.

“Më kanë dhunu forcat serbe gjatë luftës. Fëmija e mi nuk e dinë. Kam problem më shëndet kam stres. Kam dhimbje në mjedis”, rrëfen ai. Ndërsa thotë se përdhunuesit nuk i njeh.

Nga institucione e Kosovës ai pret kujdes respekt për përdhunimet e luftës seksuale në Kosovë.

Viktima e tretë duke folur për përdhunim që iu bë gjatë luftës thotë se 7-8 policë që kishin hyrë në shtëpinë e tij.

“Kanë hyrë brenda, veç me shoqen kam qenë në shtëpi”, thotë ai. Atë moment e përshkruan si një rast të tmerrshëm, ndërsa thotë se kishte shumë turp për këtë që ia bënë.

Për përdhunimin tregon se kurrë s’ka folur me askënd deri më sot.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ “Më çave b*thën”, punonjësi i sigurimeve në Tiranë sherr me qytetaren

Qytetarët janë përballur sot me një sjellje skandaloze në zyrat e sigurimeve ...