Dëshmitari okular i vrasjes: Nelgert Pata i bërtiti shoferit: “Kujdes, kanë armë!”

vrasja-nelgert-pataPolicia ka shoqëruar deri më tani 27 persona, në cilësinë e dëshmitarëve apo që mund të kenë dijeni për lëvizjet e 34-vjeçarit Nelgert Pata, i cili mbeti i vrarë dy ditë më parë në një atentat në Fier.

Mes të shoqëruarve është edhe pronari i hotelit ku i riu ka qëndruar tri ditët e fundit, menaxherët dhe kamerierët e një lokali ku ai është parë duke pirë kafe me 3-4 persona, të cilët e shoqëronin dhe që mendohet të kenë qenë miq të tij.

Sipas Policisë, janë sekuestruar edhe kamerat e katër bizneseve. Njëra është e hotelit, një tjetër e lokalit, si dhe të dy bizneseve të tjera që kanë qenë më afër vendit të ngjarjes.

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se njëra prej kamerave të një biznesi aty afër ka qenë në një kënd të tillë që e ka regjistruar të gjithë krimin e rëndë. Hetimorët janë fokusuar pikërisht në të dhënat e kësaj kamere, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Paraprakisht këta të fundit dyshohet se jenë vrasës me pagesë dhe se ata kanë qenë të mirinformuar për të gjitha lëvizjet e shënjestrës së tyre. Për efekt hetimi blutë nuk japin të dhëna të tjera në lidhje me pamjet e kamerës së sigurisë.

Ata nuk përjashtojnë dyshimin se 34-vjeçari tepelenas të jetë nxjerrë nga dikush në pritë. Tabulatet e telefonit të tij do të hetohen për të verifikuar të gjitha thirrjet që ai ka pasur para krimit, por edhe gjatë ditëve të fundit.

Ngjarja ka terrorizuar dhjetëra banorë e punonjës biznesesh që janë ndodhur afër vendit. Një prej tyre është një shitës ambulant, i cili është ndodhur vetëm pak metra larg vendit të atentatit.

Për shkak të ngjarjes delikate ai nuk pranon të identifikohet, por rrëfeu gjithçka kishte parë dhe dëgjuar pak sekonda para se të dëgjohej breshëria e armës.

“Nuk e vura re makinën që po kalonte. Këtu makinat ecin me shpejtësi minimale, pasi rruga është e amortizuar dhe me shumë gropa. Unë gjendesha në rrugë, pasi shes produkte të ndryshme, kur papritmas dëgjova një zë nga makina që lëvizte me xhamat hapur. Ky djali që u vra i bërtiti me sa fuqi kishte shoferit: ‘Kujdes, ata janë të armatosur!’

Ky ka qenë momenti kur viktima me sa duket e kuptoi se u ishte zënë pritë teksa u doli para një makinë tjetër, duke u zënë rrugën dhe personat dolën me armë në dorë. Makina e autorëve, me sa mbaj mend, ishte me xhama të zinj dhe doli nga rruga kryesore për t’u futur në lagjen tonë.

Ndërsa makina ku udhëtonte viktima po dilte nga lagjja jonë për t’u futur në rrugën kryesore për Seman”, u shpreh dëshmitari i ngjarjes së djeshme, i cili, siç pohoi, kishte dhënë dëshminë e tij edhe në Policinë e Fierit./PANORAMA

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...