Dëshmia që “fundos” Mark Frrokun

mark-frroku15Dëshmia e oficerit belg të policisë gjyqësore Steven Van Deneste, mund të fundosë ish-deputetin kristian-demokrat Mark Frroku. I thirrur nga Prokuroria, zyrtari i lartë i policisë së Brukselit, ishte vetë këtë të martë në Gjykatën e Tiranës, për të dëshmuar mbi hetimin e tij për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë, 17 vjet më parë.

Ai shoqërohej nga forcat speciale të policisë. Në dosjen e policisë belge tregohet se autori i krimit është edhe ish-deputeti Mark Frroku. Por këto të dhëna prokuroria kërkon që t’i bëhen të ditura Gjykatës nga vetë hetuesi i çështjes. Pjesë e hetimit në cilësinë e dëshmitarit të thirrur nga Prokuroria, ishte edhe qytetari belg, Josef Overdeen. Për arsye sigurie, seanca gjyqësore u zhvillua me dyert të mbyllura. Autoritetet belge kërkuan ekstradimin e Mark Frrokut vitin e shkuar, gjë që çoi edhe në arrestimin e tij. Mbi ish-deputetin rëndojnë 4 akuza. Akuza e parë, ajo e vrasjes, lidhet me ekzekutimin me thikë të Aleksandër Kurtit, shkruan “Vizion Plus”.

Sipas palës belge, ai u qëllua pranë një stacioni treni nga Frroku dhe 3 bashkëpunëtorë te tij, pas konfliktit për kontrollin e një rrjeti prostitucioni. Akuza e dytë është ajo e evazionit fiskal. Prokuroria thotë se Frroku nuk justifikon dot pasurinë prej më shumë se 2 milionë dollarë. E treta është akuza për trafik droge, pasi në vitin 2002 Frroku është dënuar në mungesë në Holandë me tri vjet burg për trafik droge. Por Mark Frroku duhet të përgjigjet edhe për një ndërtim në Tiranë, që konsiderohet pa leje.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

3 comments

  1. po dalin fjalet e SALIUT

  2. KY FROKU MUNDNTE KETE VRARE NJE
    PO AJO QE SALA I BERI KTIJ VENDI NE 97 KU JANE VRARE MBI 10 000 njeres NUK KA TE KRAHASUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tiranë/ E dhunoi vjehrri, dhëndri merret në mbrojtje nga policia

Një 69-vjeçar me incialet S.T. është denoncuar pasi dyshohet se ka ushtruar ...