Dërguan libra shqip në Greqi, gjykata helene: 30 muaj burg shoferëve shqiptarë

mpjDy shoferë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë u arrestuan në shtetin grek pasi u kapën duke transportuar libra shkollorë në Greqi. Bëhet fjalë për Altin Tafa dhe Agim Asllani u dënuan me nga 30 muaj burg. MËsohet se dy shoferët u shpallën fajtorë për akuzën e tentativës për futjen e materialeve propagandistike në Greqi.
Tafa dhe Asllani u arrestuan mesditën e 14 nëntorit nga autoritet helene me arsyetimin se librat që ata po transportonin kishin përmbajtje që cënonin shtetin grek.
Ndërkohë një ditë pas arrestimit të tyre, Ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi tha se librat që dy shoferët e ndaluar nga autoritetet greke kishin me vete nuk kanë pasur asnjë përmbajtje provokuese por ishin tekste që vijnë çdo vit për kurset e gjuhës shqipe.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

burgu

E kërcënon bashkëshorti nga burgu, 31- vjeçarja nga Tirana vetëhelmohet

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Tiranë, ku një ...