Reagon deputeti: Kriminaliteti në vend nuk zgjidhet me uniformat e falura të Erdogan

nard-ndokaDeputeti Nard Ndoka ka reaguar në lidhje me ceremoninë e prezantimit të uniformave të reja të Policisë së Shtetit.

Këto uniforma janë dhuratë nga qeveria turke e Erdogan. Ndoka shkruan në Facebook se kriminalisteti në vend nuk zgjidhet me uniforma.

“Do të bëhen burra të fortë policët e shtetit me benevrekët e falura të Erdoganit?!”, pyet Ndoka me ironi në “Facebook”.

STATUSI NE FACEBOOK I NDOKES:

Do te behen “burra te forte” policet e shtetit me benevrekët e falura të Erdoganit?!

Sot u prezantuan me pompozitet uniformat e reja të Policisë së Shtetit dhe Kryeministri Rama e nisi fjalën e tij duke falenderuar presidentin turk, Erdogan.

Më shumë sesa ky detaj, mua më shqetëson në fakt diçka tjetër: Situata e kriminalitetit në vend. Ka përditë ngjarje të rënda, vrasje e grabitje, për të mos folur pastaj për kultivimin dhe trafikun e drogës.

A zgjidhen këto probleme me uniformat e reja të policisë, të falura nga Erdogani?! A e ndajmë dot policinë nga politizimi?

Këto janë problemet të cilat duhen zgjidhur, pastaj le të promovojme edhe benevrekët e falur, e te kujtohemi për falenderimet e udhëheqësve të huaj, te cilët janë problematik me demokracinë në vendet e tyre!

Kliko per me shume info

One comment

  1. o nardi ti sikur je i zene duke tundur shalet e femrave? A i ke tundur dhe shkundur? Ne merr vesh nga politika nje qyp si ty….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

andrea-stefani

Rama për Andrea Stefanin: Lajm tronditës për humbjen e një patrioti, gazetar i pakompromis

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ...