Deputeti shqiptar i Belgjikës letër Hahn: Greqia të ndalë kërcënimet!

Kliko per me shume info

deputeti-zvicerDeputeti me kombësi shqiptare në Parlamentin Evropian, Amet Gjanaj, i ka dërguar një letër komisionarit të zgjerimit në BE, Johannes Hahn, përmes të cilës i ka kërkuar që Greqia të ndalë sulmet dhe presionin ndaj Shqipërisë dhe të njohë çështjen came.

Shqiptari, i cili në PE përfaqëson Belgjikën, ndër të tjera e falënderon komisionarin Hahn për qëndrimin e tij në lidhje me çështjen Çame.

Kliko per me shume info

Ahmet Gjanaj në letrën e dërguar Hahn, e cilëson të papranueshëm presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë që të pranojë marrëveshjen e detit, varrezat dhe çështjet e tjera mes dy vendeve.

Gjithashtu, Gjanaj thotë se shqiptarët janë të indinjuar për deklaratën luftënxitëse të Ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias ndaj Shqipërisë pak ditë më parë.

Në fund të letrës së tij dërguar Hahn, ai kërkon që Europa të ushtrojë ndikim që Greqia të njohë çështjen Çame, të hiqet ligji i luftës, të lejohet kthimi i Çamëve në tokat e tyre dhe të mos përdoret shantazhi nga pala greke.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here