Deputeti i partisë së Merkel: Të kontrollohen 800 gjyqtarë e prokurorë, të merren masa

2
Kliko per me shume info

deputeti-merkelDeputeti i Bundestagut gjerman, Gunther Krichbaum, pjese e partise se Angela Merkel, theksoi ne Tirane se për çeljen e negociatave për anëtarësim duhet të ketë zbatim të plotë dhe me fakte të reformës në drejtësi.

Gjatë konferencë për shtyp, ku paraqiti edhe vendimin e grupit të parlamentar të CDU-së së Merkelit kundër hapjes së negociatave për Shqipëri, theksoi se duhen të kontrollohet imtësisht figura e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ndëshkimin e tyre ligjor.

Ai tha se ekspertë ndërkombëtare të monitorimit duhet ta ndjekin nga afër këtë proces dhe se pala shqiptare duhet të ndjekë rekomandimet e tyre.

“Së pari, në lidhje me reformën në administratën publike duhet të provohet në praktikë se sa i qëndrueshëm është zbatimi i ligjeve të miratuara.

Së dyti, reforma në drejtësi duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme dhe të plotë me qëllim që të forcohet në mënyrë tërësore niveli i profesionalizimit dhe integritetit në fushën e drejtësisë. Për të përmbushur këtë qëllim duhet të ketë hyrë në fuqi reforma në drejtësi dhe të jenë miratuar ligjet e nevojshme dhe të ketë filluar zbatimi i tyre. Ky proces duhet të jetë në përputhje me standardet evropiane”, citon ora news.

Sipas deputetit gjerman, pjesë e domosdoshme është verifikimi i rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve i ashtuquajtur proces i Vettingut.
“Ky proces duhet të ndjekë parimet e dhëna nga Komisioni Evropian. Kjo do të thotë se nuk duhet të ketë afate parashkrimi apo procesimi. Duhet të krijohen rregullime ligjore për dëshmitarët kyç. Duhet verifikim i plotë të pasurisë. Të mos ketë asnjë kufizim të rolit të ekspertëve ndërkombëtar të monitorimit. Këshillat e ekspertëve ndërkombëtar të monitorimit duhet të ndiqen dhe të zbatohet në praktikë”, theksoi Krichbaum.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here