Deputeti i PS: Gjermania ka 1 kusht, afati deri në 15 Dhjetor

balla-psDeputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla në një intervistë për News 24, sqaroi me përpikmëri se çfarë kishte diskutuar sot në Berlin Kryeministri Edi Rama me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe konfirmoi se për Gjermaninë kusht i vetëm do të jetë fillimi i zbatimit të ligjit të vettingut deri në dhjetor.

Balla theksoi më tej se kushdo që është kundër nisjes së zbatimit të ligjit të vettingut është kundër integrimit të Shqipërisë në BE.

Çfarë u tha në takimin e kryeministrit me kancelaren Merkel?
Balla: Sot ka dy lajme të mira, më i miri është dita e Pavarësisë por kemi edhe një lajm të mirë të rikonfirumuar nga kancelarja Merkel. U tha shumë qartë se Gjermania është gati të mbështesë rekomandimin e KE për hapjen e negociatave, sapo të ketë nisur zbatimi i vettingut. Gjermania mbështet pozicionin e komisionit evropian. Javën e kaluar u fol për 7 kushte, por ka 5 prioritete dhe 1 kusht. Kushti është zbatimi i ligjit të vettingut. Ky është një lajm i shkëlqyer që Shqipëria mori nga Berlini dhe një mike si zonja Merkel.

Zonja Merkel përmendi edhe zgjedhjet në fjalën e saj, çfarë opinioni keni jo për këtë?
Zgjedhjet e radhës janë pas 6 muajsh, këtë e dinë të gjithë. Kancelarja theksoi se në vendet që aspirojnë BE, gjithmonë para zgjedhjeve kërkohet angazhim nga gjithë palët për zgjedhje të lira e të ndershme. Kancelarja u ndal vetëm në 5 prioritetet e përcaktuara, kujtdo që do të kapet me fjalët e kancelarës do ti siguroja që janë vetëm prioritetet dhe 1 kusht. Kush është kundër vettingut është kundër integrimit. Nëse deri në 15 dhjetor do ketë filluar zbatimi i vettingut, këshilli do t’i kërkojë komisionit evropian të raportojë në çfarë faze jemi, nëse do ketë filluar zbatimi i tij do kemi mundësi për fillimin e hapjes së negociatave. Në momentin më të parë komisioni i raporton këshillit dhe këshilli do japë “ok”. Trajektorja është e qartë, duhet të fillojë zbatimi i reformës në drejtësi në tërësi, më thelbësori është ligji i vettingut.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ministri Tahiri paralajmëron shoferët: Nga 1 janari do të ketë gjoba të rënda!

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një deklaratë për shtyp u shpreh ...