Deputeti i PS: Beqaj arrogant, duhet të dorëhiqet!

beqaj15Deputeti i PS-së, Parid Cara shprehet se ministri Ilir Beqaj duhet të dorëhiqet. Cara e ka quajtur aktin e Ministrit të Shëndetësisë për pushimin e vartësit në Tropojë pse nuk shkoi në mbledhje partie, kosto të panevojshme për Ramën dhe maxhorancën qeverisëse.

Deputeti shkruan në “FB” se “Ministri, në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore, e konsideron pozicionin që i ka besuar kryeministri, si pronë të cilën mund ta përdorë si të dojë dhe jo si një post që mund të drejtohet vetëm brenda kornizës së parashikuar nga ligji”.
Postimi i Parid Carës:

LEXO EDHE:  Xhaferi shkon në Estoni, mësoni arsyen
Kliko per me shume info

Një video e transmetuar pak ditë më parë ku ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është përgjuar teksa shkarkon me telefon një drejtor, ka ngjallur me shumë të drejtë reagim negativ në opinionin publik.

Ministri, në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore, e konsideron pozicionin që i ka besuar kryeministri, si pronë të cilën mund ta përdorë si të dojë dhe jo si një post që mund të drejtohet vetëm brenda kornizës së parashikuar nga ligji.

LEXO EDHE:  “Na vret Zoti të ankohemi, ti të jesh mirë, pa…”, Rama i kthehet qytetarit: Shaqo…

Një politikan i përgjegjshëm, pas asaj telefonate të transmetuar në emisionin “Stop” duhet të jepte dorëheqjen menjëherë.

Kjo qeveri dhe kjo maxhorancë nuk mund të mbajnë kosto që nuk lidhen drejtpërdrejtë me punën e saj, por me tekat dhe arrogancën e një ministri.

Ilir Beqja duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet, pasi çdo ditë më shumë ai në pozicionin e ministrit është kosto e panevojshme për Qeverinë në sytë e opinionit publik.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here