Denoncoi se ishte përdhunuar nga dy djem të panjohur, policia nxjerr në shesh gënjeshtrat e 22 vjeçares

perdhunimDenoncimi i vajzës 22 vjece se ishte përdhunuar nga dy djem del i sajuar. Duke thënë se nuk i njihte dy djemtë të cilët e kishin përdhunuar, vajza akuzon padrejtësisht. Por policia zbulon detaje të reja zbardhin një tjetër të vertetë. 22 vjeçarja e kishte sajuar rrëmbimin, ndërsa kishte shkuar vetë me dëshirë në shtëpinë e një prej djemve. Burime zyrtare brenda policisë tregojnë se e reja është njohur në rrjetet sociale me njërin nga djemtë që e akuzon për abuzim. Pas bisedave në Facebook, ata kishin lënë të takoheshin për t’u njohur nga afër. Por ditën e takimit, ajo nuk është njohur vetëm me të, por edhe me një tjetër djalë.

Mësohet se me vullnetin e saj të plotë, dhe e vetëdijshme, vajza ka pranuar të dalë për një pije në shoqërinë e dy djemve dhe më pas të tre kanë përfunduar në shtëpinë e njërit prej djemve. Më pas, e reja ka sajuar historinë e rrëmbimit dhe policia tani po e heton për “kallëzim të rremë”.

Ja deshmia e vajzes

22 vjeçarja me inicialet E.Q., ishte paraqitur vetë paraditen e së shtunës në Komisariatin nr.4, ku ka treguar se çfarë i kishte ndodhur mbrëmjen e së premtes. Vajza ka treguar se po kthehej në shtëpi në darkë, duke ecur në këmbë përgjatë rrugës “Myslym Keta”. Disa metra para se të arrinte te lagjja ku banon, një makinë i ka ndaluar para këmbëve dhe dy persona kanë zbritur duke futur me forcë brenda në makinë. Ajo tregon se autorët i kanë mbyllur gojën dhe sytë dhe nuk ka arritur të kërkojë ndihmë, apo të shohë rrugën se ku po e dërgonin.

Sipas deklarimeve të saj, rruga me dy autorët ka zgjatur shumë pak minuta, deri te një shtëpi e braktisur ku ata e kanë dërguar. Por vajza tregoi se nuk e di se ku ndodhet kjo shtëpi, pasi nuk e ka parë rrugën kur ka shkuar apo kur e kanë larguar nga aty. Më pas, ajo tregon se të dy personat që e rrëmbyen, kanë kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tre shqiptarë arrestohen me 1.5 ton marijuanë në portin e Barit

Policia italiane sekuestroinje ngarkese me 1.5 ton marijuana në Bari të Italisë, ...