Dhuna në stadium, Komisioni i Disiplinës dënon Partizanin e Skënderbeun

partizan-skenderbeuKomisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit shqyrtoi problemet disiplinore të vërejtura në ndeshjet e kategorive të ndryshme të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, duke u fokusuar te incidentet e ndeshjes Partizani-Skënderbeu, luajtur në Elbasan.

Komisioni i Disiplinës vendosi të dënojë Partizanin me 4 ndeshje pa tifozë në fushën e tij, ndërsa Skënderbeu do të luajë 3 ndeshje pa mbështetës.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1- KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parulla ofenduese, në bazë të Nenit 66/3.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.

Detyrohet KF “Partizani” të zhdëmtojë stolat e stadiumit “Elbasan Arena” .

2 – KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar në grup e duke shpalosur parulla ofenduese, në bazë të Nenit 66/2.a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.

Detyrohet KF “Skënderbeu” të zhdëmtojë stolat e stadiumit “Elbasan Arena”.

3 – Urdhërohet Sekretariati Teknik të mbledhë të dhëna mbi personat problematik, me qëllim evidentimin e tyre dhe ndalimin e hyrjes në stadiume.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Benzema pranë rekordit, shënon 50 gola

Francezi Karim Benzema ka shënuar golat e 49-të dhe të 50-të në ...