Dënimi i “xhihadistëve”, imam Aliu: Kohë të vështira për myslimanët

imami-armand-aliImami i vetëshpallur i xhamisë në Unazën e Re, Armand Aliu, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për grupin e 9 xhihadistëve, deklaroi se po shtohet dhuna ndaj besimtarëve myslimanë.

Sipas tij, besimtarët e arrestuar janë dhunuar nga policia, ndërsa uljen e dënimit nga Gjykata e Apelit për 4 prej tyre, imami e cilëson thjesht justifikim.

“Dy -tre patën ulje të vendimit. Falenderoj qeverinë dhe forcat e sigurisë për fashizmin e treguar ndaj myslimanëve, pasi u është hequr rripi i pantallonave.

Nuk pritej ndryshim, pasi edhe Apeli është pjesë e këtë. Të gjithë duhet të presin kohë të vështira, pasi po shtohet dhuna dhe terrori me të rrahura ndaj besimtarëve dhe në forma të tjera.

Unë nuk jam imam i vetëshpallur, pasi i vetëshpallur është kryetari i KMSH, pasi është i katapultur.

I bëj thirrje shtetit që t’i shikojë të gjithë anëtarët e organizatës terroriste të Gylen. Fjala e vetëshpallur është shpikje, pasi nuk njihet.

Kallëzimet nga kreu i KMSH, për nxitje të terrorizmit dhe urrejtjes, jam paraqitur në prokurori, por është lënë vetëm me kaq.

Kallëzimi, pasi kam folur dhe vazhdoj të flas për demaskimin e Gylenistëve.

Ulja e dënimit për 2 persona, është thjeshtë justifikim”, tha ai. report-tv

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia2015

Mashtrimi/ Bien në pranga 3 persona, tentuan t’i merrnin 280 euro një 28-vjecari

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi dy muaj më parë ...