"A je penduar për deklaratat kundër Trump?" Ja si përgjigjet Rama

Politikë

rama2015Kryeministri Edi Rama gjatë një konference të përbashkët për media është pyetur nëse është penduar në lidhje me deklaratat e bëra kundër Trump. Donald Trump u zgjodh sot president i SHBA-ve.

“Më lejoni t’u them se unë jam shprehur kundër Donald Trampit si kandidat sepse më kanë prekur si shqiptar, si qytetar i këtij vendi, edhe si kryeministër, deklaratat për Kosovën, për myslimanët, për emigrantët, dhe nuk jam i vetmi, përkundrazi, jam një pikë ujë në detin e prononcimeve të pafavorshme ndaj tij gjatë një fushate ku u përfshi e gjithë bota, sepse SHBA-të janë një pikë referimi për gjithë botën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por sot ai është zgjedhur nga populli sovran dhe respekti im si kryeministër i këtij vendi dhe respekti ynë si qytetar të këtij vendi, për popullin, për presidentin si mishërim i sovranit dhe miqësia me SHBA-të as që mund të vihet në diskutim”, u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT