Deklarata e pabesueshme e Cristiano Ronaldos

Kliko per me shume info

cronaldo2015Firma deri në vitin 2021 me Realin e Madridit tashmë është një realitet. Cristiano Ronaldo nuk mund të fshihte lumturinë për rinovimin e kontratës me Los Blancos por në të njëjtën kohë ylli portugez edhe pse në vitin 2021 do të jetë 36-vjec la të kuptohet se kjo që sapo ka firmosur nuk do të jetë marrëveshja e tij e fundit me Los Blancos. ” Dua të luaj futboll deri në moshën 41-vjecare deklaroi Ronaldo dhe dua ta bëj dicka të tillë me Realin e Madridit.

Ky është rinovimi i dytë i kontratës së CR7-tës me klubin madrilen që pas mbrritjes së tij te Reali në vitin 2009, për 94 milionë Euro nga Manchester United. Ndryshe nga lojtarë të tjerë si Modric apo Kroos që kanë rinovuar sëfundmi, si futbollisti më i rëndësishëm i klubit madrilen dhe golashënuesi më i mirë në historinë e Realit, Cristianos iu bë një trajtim i vecantë.

Kliko per me shume info

Nën praninë e presidentit Florentino Perez, krerëve më të lartë të Los Blancos, agjentit Jorge Mendes dhe familjes së tij, Cristiano mesditën e kësaj të Hëne u shfaq në podiumin e nderit të stadiumit Santiago Bernabeu për të folur për rinovimin e kontratës. Fillimisht fjalën e mori presidenti Florentino Perez i cili e cilësoi, Cristiano Ronaldon një legjendë të madridizmit.

Vetë Ronaldo falenderoi drejtuesit, tifozët por edhe shokët e skuadrës të cilët e kanë ndihmuar për të arritur në këtë pikë ku ndodhet sot. Luzitani e konsideroi Realin si klubin më të madh në Botë dhe më të rëndësishmin në karrierën e tij, teksa shtoi se kjo nuk do të jetë kontrata e tij e fundit me Los Blancos.ssport

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here