I dëbojnë dy herë nga Gjermania, çifti shqiptar përfundon në burg

gjermani2016Një çift shqiptar refugjatësh ka treguar këmbëngulësi të pashembullt për të qëndruar në Gjermani. Brenda vitit 2016 burri dhe gruaja nga Shqipëria janë dëbuar dy herë nga territori i Gjermanisë. Por, ata sërish janë kapur, shkruan wochenblatt.de.

Dje, më 20 nëntor, teksa policët po e kontrollonin një autobus udhëtarësh nga Shqipëria, pak pas hyrjes së tij në vendkalimin kufitar në Bad Reichenhall, në autostradë, ata ndaluan te një çift që dukej i dyshimtë, përcjell albinfo.

Në fakt, në pasaportat e burrit 61 dhe gruas 55-vjeçare shihej qartë vula e Policisë Federale Gjermane, e cila tregon dëbimin e tyre nga Gjermania.

Herën e parë, çifti ishte dëbuar në Shqipëri me aeroplan, në maj të këtij viti. Herën e dytë, kjo ka ndodhur jo shumë ditë më parë, në fillim të nëntorit.
Ndaj tyre do të udhëhiqet një procedurë e shpejtuar për hyrjen e përsëritur në Gjermani përkundër dëbimit të dyfishtë.

Pasi të marrin dënimin ata edhe do ta vuajnë atë në burgjet përkatëse. Dhe vetëm pasi ta kenë bërë këtë, do të dëbohen sërish në Shqipëri.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

gruajaaa

Burri doli nga burgu për ti thënë live se e donte, ja reagimi i gruas

Eni Cobani ka publikuar sot nje video nga emisioni i djeshem “Shihemi ...