De Biazi: Të sigurojmë vendin e tretë në grup, duhet të fitojmë përballë Izraelit

de-biasiTrajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi ka folur për mediat e huaja në lidhje me ndeshjet e radhës që do të ketë Shqipëria.
Ai tha se duhet një fitore përballë Izraelit në mënyrë që të sigurojmë vendin e tretë në grup.

“Jemi mësuar të përqendrohemi te objektivi i radhës, edhe pse na ndajnë afro pesë muaj nga sfida me Italinë. E them këtë pasi Izraeli është ndeshja më e rëndësishme për Shqipërinë dhe aty duhet të jemi të përqendruar. Është rivali ynë direkt për vendin e tretë në grup. Ky është një objektiv mjaft i rëndësishëm, pa anashkaluar që më pas të realizojmë edhe diçka më tepër. Është e vështirë të renditemi në vendin e dytë, sepse Spanja dhe Italia kanë më tepër cilësi. Spanja është më superiore se të gjitha ekipet e grupit, ka eksperiencë të madhe ndërkombëtare dhe kualitet. Italia ka lojtarë të fort në mbrojtje, me Buffon, Kielinin, Bonuçin e Barzjaljin. Gjithashtu nëse rikuperohet maksimalisht edhe Markizio që ka nisur të luajë, do të jetë një bllok solid i Juventusit që do ti japë më tepër cilësi ekipit.

Përsa i takon Shqipërisë, ne nuk duhet të harrojmë atë që na ndihmoi të kualifikoheshim në Kampionatin Europian, pra të jemi të vetëdijshëm te kualiteti ynë, të luajmë në mënyrë jo egoiste dhe të jemi gjithmonë aty për të ndihmuar njëri-tjetrin.”- u shpreh De Biazi.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

david-ginola

Rrëfimi drithërues i legjendës: Për 8 minuta kam qenë i vdekur

Ish-legjenda e Tottenham dhe Newcastle, David Ginola rrëfen se ai pësoi vdekje ...