Humbja me Izraelin, De Biasi: Ekipi më pëlqeu më shumë me 10 lojtarë

Sport

debiasiTrajneri i kombëtares De Biasi ka folur pas humbjes 3:0 me Izraelin në "Elbasan Arena". De Biasi tha se i vjen keq për humbjen dhe se mund të kishte një rezultat tjeter por i dëmtuan penalltitë shkruan LajmiFundit.al.

Deklarata e De Biasit:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Një gol shumë i shpejtë dhe një karton i kuq na e beri të veshtirë, mund të kishim shënuar me Memushajn, por e pësuam, ekipi më pëlqeu më shumë kur po luanim me 10 vetë se me 11.

Ishte një ndeshje që nuk deshironim ta humbim por ishte e veshtire pas golit të pare, mund ta rikuperonim në pjesën e dytë por kartoni i radhës na e bëri edhe më të vështirë.

Sigurisht që me vjen keq për humbjen, për tifozet dhe federaten. Ishte një ndeshje që mund të kishte marrë një drejtim tjeter. Rastin e Berishës nuk e pashë direkt, është e tepert të marrësh dy dënime për një veprim.

Nëse futbollistët mendojnë se do të kapin vendin e tretë, atëherë unë them se do të kapim vendin e dytë."- tha De Biasi për mikrofonin e RTSH./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT