Debati në FB/ “Mos do vendosni taksë edhe për fjetjen me gruan”, ja si përgjigjet Rama

Kliko per me shume info

rama2016Kryeministri i vendit që në fillimet e nisjes së këtij posti ka qenë gjithmonë aktiv në rrjetet sociale duke bashkëbiseduar apo debatuar me popullin e tij. Tashmë ai e ka kthyer në zakon këtë gjë. Kreu i Qeverisë u përgjigjet komentuesve, edhe duke i thumbuar në jo pak raste.
Por ka edhe nga ata komentues që nuk ngurrojnë aspak të shprehin shqetësimet e tyre për situatën në vend.

Mëngjesin e sotëm, pas një postimi të kryeministrit Rama për fitoren e kandidatit të majtë në Kolonjë, nuk kanë munguar as reagimet e qytetarëve.

Kliko per me shume info

“Një hajdut më shumë”, shkruan një komentuese, të cilës Rama i përgjigjet “Gjynah për ty Xhulja, gjuhë kazani që në mëngjes”.

Sakaq një tjetër komentues reagon, duke i shkruar se “Ncncnc ske faj ti mer burr por faj kan ato delet që votojn për ty, ti je ai njeri që po i çon Shqiptarët drejt shkatërrimit?? ke menduar naj taks tjetër për të rritur??”.

Po në përgjigjen e tij kryeministri thotë se populli nuk është dele.

“Niku, kujdes mendjen mik i dashur se është gjë e madhe mendja Niku? Populli s’ka qenë s’është e s’mund të jetë kurrë dele, mjere kush e mendon këtë…”

Duke reaguar sërish komentuesi thotë se taksat janë rritur, dhe sipas tij janë shtuar të reja, duke u shprehur: “Z.Edi Rama jan dhe me keq madje, rritet energjinë,rritet siguracionin e makinave (kur rrugët ku ecim jan si mos me keq) vendin e mbushet plot me bar rritet akcizën e cigareve tani mendoni të rrisni dhe gazin pyes veten mos do vendosni naj taks për fjetjen me gruan se ajo ju ka mbetur”.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here