Debat i ashpër në Kuvend/ Me protagonistë Ramën, Berishën, Bushatin e Gjinukrin, ja ofendimet e secilit

kuvendi-16Në seancën kuvendore të sotshme debatet nuk kanë të mbaruar. Po ashtu ka pasur dhe humor dhe fyerje. Ish- kryeministri Sali Berisha, Kryeministri Edi Rama, ministri Gjiknuri, ministri Bushati, dhe deputetët demokratë janë përfshirë në debate.
Ish- kryeministri Berisha ka përdorur etiketime të ndryshme ndaj kryeministrit Rama, ndërsa ministrit Bushati i tha “Fundërrinë”.
Ndërsa, etiketimet e Ramës për opozitën, si turmë, tufë, të pagdhendur, karanxhollë, etj, kanë acaruar deputetit e opozitës, të cilët e kanë ndërprerë, duke folur nga vendi dhe pastaj i janë afruar, duke e rrethuar në foltore.
DEBATET
Rama: Aq pozitiv ishte rekomandimi saqë nuk e mjegulloi dot as kryetari çehreprishur i PD. Asnjë germë nuk e gjeti dje për rekomandimin lideri i PD, që shkruan për kryetarët e çdo komune.
Berisha: Sot vendi nuk ka qeveri. Dëshmia më flagrante e kësaj është fjalimi me kokë në tepsi që mbajti kufoma e pakallur që quhet kryetar qeverie sot. E kuptova mirë hallin e tij, e ka të qartë se e ka kokën në tepsi nga ky raport, i cili në çdo rresht, në çdo fjalë, e çdo kapitull i thotë se me ty nuk ka negociata. Se negociatat do t’i hapë PD, do t’i hapë opozita.
Berisha-Bushatit: Fundërrinë
Bushati: Shih rrugaçin që ke në shtëpi. Mos më bëj mua me gisht.
Topalli- deputetëve të PD: Çohuni, mbani qëndrim.
Berisha: S’merrem me plehra. I futët thikën Kosovës për llogari të Beogradit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, ja përgjigja e Edi Ramës

Replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe komentuesve të shumtë, kanë ...