Fjalët që u tha Frank De Boer futbollistëve pas shkarkimit

de-boerFrank De Boer nuk është më një trajner i Interit, i shkarkuar nga kjo detyrë 24 orë më parë, pas humbjes që zikaltërit pësuan ditën e diel ndaj Sampdorias.

Marrëdhënia Inter-De Boer zgjati vetëm 84 ditë, një martesë që në asnjë moment nuk funksionoi. Para se të largohet nga Pinetina, qendra stërvitore e skuadrës interiste, trajneri holandez ka patur një takim me dyer të mbyllura me lojtarët. De Boer ka mbajtur një fjalim të shkurtër, ku dhe ka thumbuar zikaltërit.

“Fillimisht, ju falënderoj për atë që dhatë në fushë, impenjimin tuaj. Unë, nga kjo përvojë e shkurtër tek Interi largohem me kokën lart, i sigurt në veten time se dhashë maksimumin”, kanë qenë fjalët e trajnerit holandez, që më tej ka vijuar fjalën, duke thumbuar lojtarët.

“Duhet të jeni më të përgjegjshëm. Unë ju uroj më të mirën në fushë, por cilido trajner që do të vijë tek Interi nuk ka për të ndryshuar asgjë nese ju nuk punoni të gjithë së bashku, si një skuadër”, ka thënë trajneri De Boer.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

jurgen-gjasula

Futbollisti shqiptar akuzon kombëtaren: ‘’Lojtarët thirren sipas interesit”

“Në Kombëtaren shqiptare thirren lojtarë sipas interesit” mësohet të ketë thënë Jurgen ...