De Biazi rrëfen: ‘’Ja përse nuk u bëra trajner i Italisë’’

de biaziNe një intervistë për mediat italiane, trajneri i kombëtares Shqiptare, De Biazi flet për ‘’sekret’’ të jetës. Ai tregon për ata cila ishte arsyeja përse nuk u bë trajner i Italisë.
Ai rrëfeu se por u pengua nga një person i vetëm, emrin e të cilit nuk e bëri publik. “Isha vërtetë një hap larg stolit të kombëtares italiane. E di shumë mirë se kush iu kundërvu ashpër kandidaturës sime, ishte një person i vetëm”- tha de Biasi për “Tuttomercatoweb”.
Duke ndërruar temë, ai foli për Hysajn, duke e vlerësuar. Po ashtu ai foli dhe për tronditjen që pësoi nga humbja me Izraelin.
“Hysaj është mjaft i aftë në aspektin taktik. Është vetëm 22 vjeç dhe ka mundësi të përmirësohet shumë. Jam ende i tronditur nga humbja ndaj Izraelit në shtëpi, shpresoj të ringrihemi shpejt.

Kundër Italisë do të kemi një motiv më shumë për të dhënë maksimumin, pasi shumica e shqiptarëve simpatizojnë pas Shqipërisë, kombëtaren e kaltër dhe shpresoj të bëjmë më mirë se kundër Izraelit.”-deklaroi tekniku i kuqezinjve.
Kombëtarja shqiptare më datë 24 Mars do të luajë sfidën e rradhës në eliminatoret e botërorit ku përballë do të jetë Italia e Venturës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Benzema pranë rekordit, shënon 50 gola

Francezi Karim Benzema ka shënuar golat e 49-të dhe të 50-të në ...