Plot vetëbesim De Biazi flet për Botërorin 2018: ‘Shpresojmë në një tjetër mrekulli’’

Soft

de biaziNë konferencën e sotme për shtyp, trajneri i kombëtares shqiptare, De Biazi foli për ndeshjen me Izraelin duke treguar listën e futbollistët që do të luajnë. Po ashtu, ai foli për Botërorin 2018-të. Ai këshillon lojtarët e tij të qëndrojnë si një grup i vetëm që ka një qëllim, aq më shumë në momente vështirësie.

“Ëndrrat e bëjnë jetën e një njeriu më të bukur, nëse nuk do të ishin ato jeta e njeriut do bëhej e zymtë. por nëse futbollistët do japin maksimumin edhe në momentet e vështira, nëse do bashkohemi si një grup dhe një forcë e vetme, diçka do arrijmë”,- tha De Biazi.

Po ashtu ai u shpreh se ai beson tek kjo ëndërr, duke e bërë më të vendosur. “Lojtarët janë mësuar me shijen e fitores dhe humbjeve, më shumë më shqetëson ambienti përreth, se mendojmë që jemi më të mirët në botë pas Europianit. E rëndësishme është që të bashkohemi të gjithë në momente të vështira. Bëmë një mrekulli arritëm të dalim dytët nga grupi për eliminatoret e Europianit, shpresojmë në një tjetër mrekulli, ndryshe nuk do rrija në drejtimin e skuadrës”,- vijoi trajneri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kundërshtari i radhës, Izraeli për De Biazin duhet marrë seriozisht, pasi ta mundësh nuk do të jetë aspak e lehtë.

ME TE LEXUARAT