De Biasi refuzoi ofertën e klubit italian për shkak të Shqipërisë

de-biasiSkuadra e Palermos po kalon momente të vështira pasi ndodhet në zonën e rënies nga kategoria.

Presidenti Zamparini edhe pse nuk e ka shkarkuar ende trajnerin Roberto De Zerbi, po mendon për pasuesin e tij.

Sipas Sky Sport është kontaktuar edhe Gianni De Biasi, i cili nuk e pranoi këtë ofertë, ose të mbante të dy detyrat.

De Biasi në Serie A është ulur në të kaluarën në stolin e Modena, Torino dhe Udinese. Trajneri italian drejton Shqipërinë prej dhjetorit të 2011, duke arritur ta kualifikojë për herë të parë në finalet e një turneu madhor si Evropiani.

Ai është përfolur vazhdimisht se kërkohej nga ekipe të ndryshme, madje edhe përfaqësuesja e Italisë. Kontrata e De Biasi-t me Federatën Shqiptare të Futbollit është e vlefshme deri në fund të kualifikueseve të Kupës së Botës 2018

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Benzema pranë rekordit, shënon 50 gola

Francezi Karim Benzema ka shënuar golat e 49-të dhe të 50-të në ...