De Biasi kundër Dukës: Me Izraelin nuk humbëm nga masat policore

de-biasiPas një periudhe qetësie pas humbjes me Izraelin, trajneri i përfaqësueses Gianni De Biasi, në një intervistë për “Top Channel”, analizon një nga disfatat më të dhimbshme, ndoshta që nga periudha kur drejton kombëtaren tonë.

Por kjo nuk është më përfaqësuesja e Evropianit të Francës dhe kësaj gjëje De Biasi thotë se i trembej më parë.
“Unë mendoj se si të gjitha qeniet njerëzore, pasi kanë arritur një sukses të madh, të rikthehesh në një garë të re, në një tjetër realitet, në një tjetër sfidë është shumë më e vështirë nga sa duket. Ky është kundërshtari ynë më i madh. Kjo ka qenë gjëja e parë që unë i kanë thënë lojtarëve në momentin e parë që jemi takuar pas Europianit. Ne të gjithë jemi të bindur se po bëjmë të njëjtën gjë, po stërvitemi në të njëjtën mënyrë, por mungon ajo shkëndija që duhet për të arritur objektivin,” – thekson De Biasi.

Edhe pse nuk është i bindur se Mavraj, Hysaj apo Berisha e të tjerë lojtarë luajnë më mirë me klubet se tek përfaqësuesja ai ka një paralajmërim për këdo lojtarë që guxon të bëj një dallim të tillë. “Trajneri është aty për të parë, ka sytë për të parë dhe i sheh të gjitha çfarë funksionon dhe çfarë jo, për këtë arsye më pas bëhen zgjedhje, por edhe kur bën zgjedhja del dikush që gjithmonë do të sulmoje për njërin apo tjetrin që lë jashtë. Mos mendoni që ne punojmë kur grumbullohet ekipi, ne punojmë çdo ditë për atë listë që publikohet”, – shprehet trajneri italian.

Pas humbjes me Izraelin njëzëri, disa nga lojtarët e kombëtares dhe jo vetëm ia atribuuan humbjen terrorit policorë, por ndryshe mendon trajneri: “Jooo, këto janë budallallëqe. Policia ishte për ne siç ishte edhe për ata, nuk ndryshon asgjë. Te mos fshihemi pas gishtit. Ndeshjen e humbëm sepse pësuam atë gol të parë që mund ta evitonim. Mund evitonim aksionin nga lindi goli, nga një top i gjatë 50 metra, që nuk mund të kalojë kurrsesi ashtu”.

Ditët e fundit mediat italiane flasin për një debat të De Biasit që lidhej me mosarritjen e qëllimit për të drejtuar axurrët, por për italianin kjo çështje ka mbaruar. Fakti i lakimit të emrit të tij për shumë pankina që tronditen kryesisht në Itali, kanë bërë të mendohet se motivimi i tij nën drejtimin e pankinës kuq e zi ka rënë, por ndryshe mendon De Biasi: “Mendoj qe jam shumë herë më i motivuar tani se sa në ditën e parë që kam ardhur, sepse kjo skuadër është një krijesë që u formua nga hiçi dhe është bërë dikushi. Është bërë diçka e rëndësishme, aq sa askush nuk e priste që Shqipëria të shkonte në ato nivele”.

Në fund të intervistës De Biasi i rikthehet edhe një herë çështjes së tifozëve, duke i mbështetur në kauzën e tyre, por njëkohësisht duke shpresuar në mbështetjen e tyre: “Unë e mbështes tifozerinë me problemet që ata kane sepse unë mendoj qe tifozët tanë janë shumë të veçante. Por duhet të kuptojnë qe ndeshja me Izraelin kishte një specifike të veçantë sepse ishte një shënjestër e akteve terroriste. Shpresoj që në ndeshje të tjera të mos ketë aq shumë kontrolle persekutuese që janë kundër frymë së sportit”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

city-manchester

Dënon tre futbollistë të Manchester Cityt

Trajnerit Pep Guardiola do ti mungojnë tre futbollistë për ndeshjet e ardhshme. ...