Çudit i moshuari nga Memaliaj, kërkon nuse me 3.4 milionë lekë

E rrallë për ta besuar, por e vërtetë. Ky 73 vjecar, banor i Memaliajt, kërkon të martohet në pleqëri. Madje mblesit, i ka ofruar një shumë mjaft tunduese prej 3.4 milionë lek të vjetra. Quhet Spiro Kamberi dhe është një ndër banorët e hershëm të Memaliajt që kur është formësuar si qytet në fillimvitet ’50.

Ka punuar në minierë dhe asnjëherë nuk e ka braktisur qytetin ku u rrit, u shkollua, punoi ku krijoi familje dhe madje edhe kur varrosi me duart e veta, bashkëshorten e vet që ka pak kohë që u nda nga jeta. Për këtë shkak, i moshuari për të ngrysur vitet e fundit të jetës, kërkon të martohet dhe të gjejë një grua që t’i përgjigjet shijeve të tij. Kushti i vetëm dhe i panegociueshëm, është që ajo që do të lidhë “fatin” me të, të jetë nga Gjirokastra.

Kjo pasi siç thotë vetë Spirua për jugunews e do nga zona e tij minoritare e origjinës nga fshati Goranxi. Në kushtet e vetmisë, ai nuk lihet pas dore nga miqtë e tij që e vizitojnë shpeshherë.

Vetë Spiro Kamberi, ka kontaktuar Jugunews për të “promovuar” kërkesën e tij të pazakontë në kushtet kur askush, nuk i afrohet apo ti gjendet pranë. I moshuari ka katër fëmijë, 2 djem dhe po kaq dhe vajza dhe të gjithë të martuar dhe emigrantë në Greqi. Fëmijët e kanë lënë të vetëm në Memaliaj në mëshirë të fatit dhe në këto kushte, 73 vjeçari, kërkon që jetën ta ngrysë, në krahët e një gruaje që ta dojë as më shumë dhe as më pak, aq sa gruaja e tij që i la shëndenë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Shpërfytyron të dashurën që mos ta pëlqejë më njeri, e kafshon 21 herë në fytyrë

Vajza e identifikuar si Melody Moon, 25 vjece, nga Yeovil i SHBA-së, ...