Çudi në Kosovë, pranë flamurit Shqiptar vendoset flamuri… (Foto)

shqiperi-turqiFesta e Flamurit në Prizëren pritet ndryshe. Mësohet se në Kosovë, saktësisht në Prizëren, flamuri kombëtar shqiptar dhe ai i Turqisë janë vendosur krah njëri-tjetrit. Vendosja e tyre nga Komuna e Prizrenit, për nder të 28 Nëntorit, nuk po pëlqehet nga qytetarët, pasi Shqipëria ishte e pushtuar pikërisht nga perandoria osmane, paraardhësja e Turqisë së sotme.
Të pakënaqur me këtë veprim ka edhe prej atyre që erdhën nga Shqipëria në Kosovë për këtë festë.
Përveç flamurit të shtetit turk, në Prizren janë vendosur edhe disa flamuj të shteteve mike të Kosovës, raporton Klan Kosova. Mësohet se zëdhënësi i kësaj Komune, Ymer Berisha, arsyetohet se Komisioni përgjegjës ka marrë vendim që të vendosen flamujt “për nder të miqësisë”.
“Edhe pse dikur ishin armiq, tani Turqia dhe Kosova kanë miqësi të mirë mes tyre”, thotë ai.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

thacii

Thaci: Vonesa në integrimin e vendeve të rajonit, kërcënim për sigurinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot nga presidentja ...