Katalanasit kërkojnë Kristiano Ronaldon?

Sport

ronaldo-baleYlli portugez, Cristino Ronaldo së fundmi ka nënshkruar kontratën me klubin madrilen deri në vitin 2021. Ky lajm nuk erdhi mirë për katalanasit të cilët një ditë pas këtij lajmi e kritikuan rëndë atë. Por, një tjetër lajm vjen po nga katalanasit. Vlen të kujtojmë se Barcelona dikur ka treguar interes për yllin e Realit. Këtë e ka konfirmuar portugezi gjatë një interviste për O Jogo. MËsohet së fundmi se ekipi katallanas e kishte kërkuar portugezin gjatë kohës sa ishte pjesë e Sporting Lisbonës

"Kur kam luajtur disa ndeshje me Sportingun unë kam zgjuar vëmendjen e disa klubeve evropiane, duke përfshirë Interin, Arsenalin, Valencian dhe Barcelonën”, ka deklaruar Ronaldo.

“ Por, interesimi i Manchester United ishte më i madh sesa i klubeve tjera. Erdhi Alex Ferguson dhe kjo ishte një surprizë për mua ", ka thënë portugezi, i cili thotë se me vullnet arrihet çdo gjë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT