Studimi, ja pse duhet të konsumoni çokollatë e verë të kuqe cdo ditë

cokollataNjë studim i fundit i kryer nga Kolegji King’s në Londër thotë se çokollata dhe vera e kuqe i ndihmojnë njerëzit që të jenë më të shëndetshëm. Harrojini dietat dhe numërimin e kalorive thotë profesor Tim Spector. Ai beson se një dietë e suksesshme nuk është e lidhur me numërimin e kalorive, por në aftësinë e disa ushqimeve për të ruajtur bakteret e mira në zorrë dhe për pasojë për të përmirësuar procesin e tretjes.

LEXO EDHE:  Në Instagram të merrte në qafë, por brenda mureve të shtëpisë…

Sipas Spector, çokollata duhet përfshirë në dietën tuaj të përditshme për të rënë në peshë, sepse përbërësit probiotik të gjendur në të do t’ju ndihmojnë në ruajtjen e baktereve të mira në zorrë. Ai tha se vera e kuqe luante një njëjtin rol të rëndësishëm gjithashtu.

Kliko per me shume info

Doktori shton se çokollata e zezë dhe vera ju bëjnë të ndiheni edhe më të lumtur pasi t’i konsumoni. Ato ju rrisin energjinë dhe ju përshpejtojnë metabolizmin, për pasojë do e keni më të lehtë për të rënë në peshë. Natyrisht që rregulli i artë i kësaj metode është “çdo gjë me moderim”, prandaj edhe vera dhe çokollata duhet të konsumohen në sasi të vogla në baza ditore./Shendeti/

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here