Itali, çmenduri shpejtësie në rrugë, dy shqiptarët në pranga

itali-policiaDy shqiptarë vihen në pranga nga policia italaine pasi nuk iu bindën urdhrave të tyre për të ndaluar në postbllokun e ngritur. Mësohet se ngjarja ndodhi në qytetin e Lecco-s dy ditë më parë, kur Oraldo Doci 21 vjeç dhe Adriano Bardhi 22, me mjetin e tyre Alfa Romeo u përpoqën t’i largohen autoriteteve italiane.
Të dhënat tregojnë se shtetasit shqiptarë të ndihmuar nga një bashkëpunëtor i tretë, në vend që të ngadalësonin shpejtësinë kur polici ngriti tabelën, bënë disa dredha me makinë dhe përshpejtuan pedalen për t’u larguar, shkruajnë mediat italiane
Ndjekja e shqiptarëve zgjati pothuajse 25 km me shpejtësi 200 km/orë dhe policisë iu desh të mbyllte aksin rrugor përkatës për të shmangur provokimin e ndonjë aksidenti.
Doci dhe Bardhi braktisën makinën për ta vazhduar arratisjen në këmbë, megjithatë nuk iu desh shumë kohë që policia t’i neutralizonte. Bashkëpunëtori i tyre arriti të largohej në drejtim të paditur. Dy të rinjve shqiptarë iu sekuestrua edhe një çantë me sende të vjedhura. Bardhi dhe Doci u arrestuan për rezistencë ndaj policisë si dhe për vjedhje.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-rrugore

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në greminë, 1 i vdekur e 3 të plagosur

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur në një ...