Deklarata “bombë”/ Clinton, simbol lufte! Me trump kemi një mundësi…

clinton-trumpZgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-së është pritur mirë në Rusi. Këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin, Sergei Glazyev ka bërë një deklaratë të fortë duke theksuar se amerikanët kishin dy zgjedhje.

Ai shprehet se amerikanët kishin dy zgjedhje: Luftën e Tretë Botërore dhe paqen ndërkombëtare.

Më tej në deklaratën e tij ai e cilësoi kandidaten humbëse, Hillary Clinton, si një simbol të luftës, ndërsa për presidentin e zgjedhur Trump, tha se ka një shans për të ndryshuar rrjedhën e marrëdhënieve.

SHBA dhe Rusia kanë pasur marrëdhënie të ftohta gjatë presidencës së Obamës, por presidenti Putin në një dalje publike të mërkurën uroi Trump-in për fitoren dhe shtoi se Rusia është e gatshme të bëjë hapin e saj përpara në përmirësim të marrëdhënieve.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

putin-trump

Putin: Trumpi i “mençur” do marrë vendime të përgjegjshme

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se ai beson që presidenti i zgjedhur ...