Çimkat në mure, si e përgjonte komshiu-komshiun në diktaturë

pergjimiiNë një prej ambienteve të muzeut Bunk’Art 2 në hapësirat kushtuar mënyrës si funksiononte sigurimi i shtetit është treguar përmes shembullit konkret si kryheshin përgjimet nga shtëpia e bashkëpunëtorit të sigurimit te shtëpia e të përgjuarit.
Në mur tregohet sesi vendosej çimka përmes një tubi i cili kishte brenda një mikrofon që regjistronte të gjithë bisedat dhe lëvizjet në shtëpinë e personit që përgjohej.

Nga ana tjetër në shtëpinë e spiunit kjo bisedë regjistrohej me një aparat të posaçëm. Po ashtu përmes një vrime në mur bëheshin edhe filmime e fotografime me një pajisje tjetër të posaçme.

Për të mos u zbuluar vrimat në mur mikrofonat dhe objektivët kamufloheshin pas panoramave apo objekteve të tjera që ishin të vendosura në murin e shtëpisë së përgjuar. Përveç kësaj në këtë ambient janë dhënë shembuj konkret përgjimesh në ditën që ka vdekur Enver Hoxha.

Përgjimet janë bërë nëpër shtëpi të ndryshme në Tiranë dhe në disa qeli të burgjeve.

Këto përgjime zbulonin opinionet e kundërshtarëve të regjimit dhe shpesh gëzimin për vdekjen e diktatorit.

Me interes janë edhe përgjimet që u janë bërë diplomatëve para vdekjes së Enver hoxhës që dëshmojnë interesin e Sigurimit të Shtetit për të mësuar opinionin e diplomatëve të huaj për sëmundjen e diktatorit./Shqiptarja

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Mbushin plot makinën dhe tentojnë të ikin pa paguar, ja c’u bën punonjësja e karburantit

Mbushin plot makinën dhe tentojnë të ikin pa paguar, ja c’u bën punonjësja e karburantit

Dy persona pasi kanë mbushur makinën e tyre me karburant kanë tentuar ...