Arrestohet çifti shqiptar, gjendet supermarket droge në banesë

cifti-shqiptar-rimni-drogePolica e Italisë në bazë të aksionit të koduar “Origine”, ka arrestuar në Rimni një cift shqiptarësh, pasi në banesën e tyre është gjetur drogë.

Në pranga kanë përfunduar shtetasi me inicialet G. A., 20 vjeçe dhe G. B., 30 vjeç, reszident në komunën e Coriano-s, në provincën e Riminit.

Sipas burimeve, çifti shqiptar furnizonte me drogë tregun ilegal të Riccione-s. Ndërsa banesa e tyre ishte e kthyer në një supermarket të vërtetë droge.

“Hetimet e operacionit “Origine” kishin nisur në janar të vitit 2016 pas arrestimit të një shtetasi italian, rezident në Coriano, me 40 gramë kokainë, i cili kishte rrëfyer se e kishte blerë drogën tek çifti shqiptar”, ka njoftuar policia italinae.

Pak ditë më parë çifti shqiptar kishte braktisur banesën e tyre për t’u transferuar në komunën e Santarcangelo. Hetimet e policisë italiane hodhën dyshimin se çifti po përgatitej për t’u larguar nga Itali, gjë që ka çuar në arrestimin e tyre.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbardhet arsyeja e vërtetë, ja pse u lirua “i forti” i Durrësit, Lul Berisha

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar ashpër pas lirimit nga ...