Chelsea shkatërron Evertonin, merr kreun e tabelës

Sport

chelseaChelsea e ka shkatërruar Evertonin, duke e mposhtur bindshëm prej 5-0, të shtunën në “Stamford Bridge”, në javën e 11-të të Premier Leagues.

“Blutë” e Londrës tashmë kanë gjetur formën e tyre më të mirë, duke arkëtuar edhe tri pikë të reja, të cilat e dërgojnë Chelsean në krye të tabelës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mesfushori belg Eden Hazard sonte tregoi paraqitje mjaft të mirë, duke shënuar dy gola në minutën e 19-të dhe 56-të, kurse, nga një gol realizuan Alonos (20’), Costa (42’) dhe Pedro (65’).

Pas kësaj fitore, Chelsea merr kreun e tabelës me 25 pikë, një më shumë së Manchester City, kurse, Everton mbetet në vendin e gjashtë më 18 pikë.

ME TE LEXUARAT