Champions League, Lyon i “prish festën” Juve-s, Sevilla ka shpresë për 1/8-tat

Ne kohen kur dukej sikur si Juventus, ashtu si Sevilla do të siguronin matematikisht një vend për në fazën e 1/8-ave, Lyon ka prishur festën duke shënuar një gol në minutat e fundit në “Juventus Stadium”. Bardhezinjtë kanë qenë superiorë pothuajse gjatë gjithë ndeshjes duke pasur edhe shumë mundësi për të dyfishuar rezultatin pas golit të Gonzalo Higuain nga pika e bardhë e njëmbëdhjetëmetërshit, por kanë shpërdoruar shumë.

Lyon nuk e kishte humbur shpresën asnjëherë dhe në minutën e 85’ ndëshkojnë vendasit që mbase në mendjen e tyre ishin duke festuar kalimin në fazën tjetër. Me barazimin e francezëve, as Sevilla, e cila fitoi 4:0 kundër Dinamo-s së Zagrebit, nuk është kualifikuar akoma matematikisht, megjithëse ndodhet në vend të parë me 10 pikë shkruan telesport.

Juventus e fillon ndeshjen në sulm, në përpjekje për të siguruar fazën e 1/8-ave që në mbrëmjen e sotme kundër Lyon. Në minutën e 12’ Mario Mandzukic lëshon një predhë në hyrje të zonës por goditja e tij pritet mrekullisht nga portieri Lopes. Vetëm një minutë më pas arbitri holandez Kuipers tregon te pika e bardhë e njëmbëdhjetëmetërshit, një vendim që kontestohet shumë nga miqtë të ardhur nga Franca. Ai që merr përsipër penalltinë është Gonzalo Higuain, i cili e shndërron në gol duke e dërguar në cepin e majtë topin.

Tjetër mundësi për gol nga Juventus në minutën e 25’ kur Marchisio, i rikthyer nga dëmtimi, ka në dorë të dyfishojë rezultatin por goditja e tij nga shumë pranë portës përfundon jashtë. Pak minuta para se të përfundonte pjesa e parë Juventus shpërdoron një tjetër rast të mirë, me Mandzukic që pason një top të bukur brenda zonës për Higuan që godet bukur por topi shkon vetëm pak centimetra jashtë porte. bw

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Neymar: Ja kush do t’a fitojë “Topin e Artë”

Neymar ka thënë se Leo Messi është futbollisti më i mirë në ...