Champions League; Juve, Real e Leverkusen “arkëtojnë” kualifikimin

klubet-championsReali i Madridit, Juventus dhe Bajer Leverkusen siguruan kalimin për në raundin tjetër të Champions League, pavarësisht se nuk patën një mbrëmje të thjeshtë.

Los Blancos fituan jo pa vështirësi ndaj Sportingut në transfertë me rezultatin 2-1, ku golit të Varane në pjesën e aprë ju përgjigj Adrien Silva në të 80-tën, por Benzema mundi t’i japë fitoren të tijve duek mbajtur të hapur dhe garën për vendin e parë.

Në sfidën tjetër të grupit, Borussia e Dortmundit regjistroi një fitore të pabesueshme ndaj Legias së Varshavës, teksa triumfoi 8-4 në shtëpi duke barazuar rekordin e ndeshjes me më shumë gola në Champions.

Reus realizoi një 3 golësh, ndërsa Kagawa shënoi dy herë në këtë sukses, ndërsa për miqtë shënoi dy herë Prijovic. Juventus arriti të marrë vetëm në fund kualifikimin pasi mundi 3-1 në transfertë Sevijën duke përmbysur madje rezultatin në ndeshjen më të rëndësishme të Grupit H.

Bardhezinjtë u ndëshkuan mjaft shpejtë nga Pareja,që kaloi në epërsi andaluzianët në minutën e 9-të por dalja me të kuq e Vazquez ndihmoi torinezët që barazuan në fundin e pjesës së parë me Marchision, ndërsa 6 minuta para fundit Bonucci shënoi dhe golin e epërsisë kurse vulën takimin ja vuri Mandzukic me finalizimin e tij, që kualifikoi në raundin tjetër skuadrën e Allegrit, pavarësisht fitores 1-0 të Lionit në transfertë me Dinamon e Zagrebit.

Në Grupin G, Leicester pësoi golin e parë por gjithsesi mundi të fitojë 2-1 me Clubb Brugge duke siguruar dhe vendin e parë në grup. Golat për Kampionët e Anglisë u shënuan nga Okazaki dhe Mahrez, ndërsa për miqtë realizoi Izqueirdo, ndërsa Porto shtyu gjithcka për sfidën e fundit në grup pasi barazoi 0-0 në Kopenhagen.

Bajer Leverkusen arriti të marrë kualifikimin në fazën tjetër pasi barazoi 1-1 me CSKA në Moskës. Aspirinat shënuan të parët me anë të Kevin Volland ndërsa në pjesën e dytë Natcho barazoi rezultatin me penallti.

Në sfidën tjetër të grupit Monaco siguroi vendin e parë pasi mundi 2-1 në shtëpi Tottenhamin, me Sidiben e Lemar që vendosën takimin për vendasit, ndërsa anglezëve nuk i mjaftoi finalizimi i Kane./tch

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Benzema pranë rekordit, shënon 50 gola

Francezi Karim Benzema ka shënuar golat e 49-të dhe të 50-të në ...